MALIQ– Policia e Maliqit ka arrestuar tre autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur dje në fshatin Podgorie, ku u tentua të vritet me mjete të forta një i ri.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Eduart Xhemollari, 25 vjeç, Jani Xhemollari, 48 vjeç si dhe Marenglen Bollguri, 27 vjeç, (kushërinj mes tyre) të tre banues në fshatin Podgorie-Maliq.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 27.12.2017, në fshatin Podgorie, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me mjete të forta, shtetasin E.B, 27 vjeç, banues në Podgorie, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: