VLORË- Dy persona janë vënë në pranga nga blutë e Vlorës pasi kanë tentuar ti jepnin ryshfet gjyqtarëve, një shumë prej 20 mijë eurosh.

Zyrtarisht Policia e Vlorës deklaron se në bashkëpunim me Sektorin e Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme Tiranë, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë në një lokal pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, të shtetasve:

1- Gjolek Q. Xhaferi, lindur dhe banues Kalivaç-Tepelenë;

2- Robert Xh. Petoshati, lindur dhe banues në Vlorë (me profesion Shofer në Gjykatën e Apelit Vlorë);

Arrestimi i këtyre dy personave u bë në momentin kur Gjolek Xhaferi, i dha shumën prej 20 mijë eurosh dhe 100.000 lekësh, shoferit të gjykatës Robert Petoshati.

Kjo shumë dyshohet se do t’i jepej trupit gjykues për zgjidhjen e çështjes në favor të vëllait të Gjolek Xhaferrit.

U krye arrestimi i këtyre shtetasve për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksioneve të tjera të drejtësisë, në bashkëpunim”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: