Të gjithë sytë nga ‘Elbasan Arena’ për ndeshjen Shqipëri-Serbi ku pritet të luhet ndeshja e futbollit që duket se është më tepër se kaq. Frika për ndonjë incident të mundshëm ka ngritur më këmbë gjithë Policinë e Shtetit, e megjithatë nuk mungojnë teoritë konspirative.

Dikush shkruan në rrjete sociale se serbët e fshehur nëpër Shqipëri kanë në mend të ngrenë flamuj serbë në Sheshin e Flamurit në Vlorë, në Lezhe e qytete të tjera në shenjë hakmarrje për dronin e ngritur në stadiumin beogradas, një vit më parë.

Sipas djalit që bën këtë paralajmërim në rrjete sociale, kjo do të bëhet në kohën kur gjithë vëmendja do të jetë në kohën kur luhet ndeshja e futbollit. Por po në rrjete sociale shqiptarët shprehen se, nuk ka serb që do të guxonte të bënte një gjë të tillë në Shqipëri, pasi cdo shesh do të jetë në ruajtje.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: