Kryetari i LZHK Dashamir Shehi komentoi këngët që tepelenasit i këndonin Edi Ramës.

Shehi tha se këngët kushtuar Ramës në Tepelenë tregojnë degradimin total të kreut të qeverisë.

“Kjo është për të qeshur. Një njeri që vjen nga arti, që konsiderohet intelektual ka degraduar në këtë formë. Akoma ruhet kultura e Enver Hoxhës dhe kjo është tmerr. I këndohet këtij Nastradinit tamam si Enver Hoxhës”, tha Shehi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: