TEPELENË- Blutë e Tepelenës kanë asgjësuar 3883 bimë narkotike kanabis në fshatin Kurvelesh. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në zbatim të planit të operacionit të koduar “NIVICA 2015” në vendin e quajtur “Medarov-Llufë” të fshatit Nivicë, komuna Kurvelesh, u gjetën të kultivuara në gropa, në tre parcela hapur rishtas e të lidhura me njëra tjetrën,  3.883 bimë narkotike me një lartësi 20-40 cm. 30 prej bimëve janë marrë në cilësinë e provës materiale ndërsa janë asgjësuar 3.853 të tjera. Ndërkaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: