Dëmtohet rrjeti i ujësjellësit që kalon përmes lumit Bënçë në Tepelenë, duke lënë pa ujë të pijshëm rreth 50 familje në lagjen Çorodol në periferi të qytetit dhe zonën industriale. Rrjeti i ujësjellësit është i vjetër dhe i amortizuar. Sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Tepelenë, Arben Kaçori, nevojitet ndryshimi i rrjedhës së lumit për të mundësuar riparimin e defektit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb