2 gola për 6 minuta, Jasir Asani nuk di të ndalet, dhuron një tjetër show në Champions League aziatike. Mëngjarashi kuqezi duket i dashuruar me këtë turne pasi është pa diskutim lojtari më i mirë deri në këtë pikë, 6 gola dhe një assist në 3 ndeshje. Asani firmosi sërish në suksesin e ekipit të tij, Gwangju edhe në xhiron e tretë duke i dhuruar fitoren e radhës, 3 ndeshje 9 pikë të plota.

Në minutën e 3-të, Asani u shërbye në zonë, dhe me një të majtë befasuese dërgoi topin në trekëndësh. Si çdo herë, nuk mungoi as festa me shqiponjë. Tre minuta më pas, Asani përfitoi nga një gafë e mbrojtjes Johor DT, rrëmbeu një top për të dërguar më pas topin në rrjetë. Ekipi nga Malajzia ngushtoi shifrat në minutën e 28-të, por në fundin e ndeshjes ishte sërish Asani protagonist duke detyruar mbrojtësit të devijonin topin në rrjetë për të sigluar shifrat në 3-1. Fal këtij suksesi, ekipi i Gwangju kryeson me 9 pikë të plota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: