Nuk ka dyshime Gugash Magani për gjykimin e arbitrave në ndeshjen e Laçit. Trajneri i Tiranës e drejtoi gishtin e akuzës ndaj “xhaketave të zeza” për dy episode që sipas tij ndikuan në rezultatin e ndeshjes. “Rezultatin e ndeshjes e vendosën të tre arbitrat. Kartoni i kuq ishte për të dy lojtarët. Kemi luajtur 75 minuta me një lojtar më pak dhe e dominuam kundërshtarin. Në momentin e golit nuk ishte goditje këndi. Arbitri ishte kamikaz dhe për këtë jam i bindur.

Ne do vazhdojmë pu-nën tonë deri në fund, sepse jemi ende në garë për titullin”. I pyetur për anën psikologjike të skuadrës pas kësaj disfate, trajneri peqinas shtoi. “Gjendja psikologjike është shumë e mirë, por ajo që më demotivon është jondershmëria e gjykimit në ndeshjen e Laçit. Gjyqtari nuk punoi me një standard, por me dy standarde”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: