Mitiku Bernabeu ishte gati të shpërthente pas humbjes tronditëse që i shkaktoi Ajax. Tifozët vërshëllyen pafund, mbi të gjitha trajnerin Solari, pasi ai shihet si shkaktari kryesorë për situatën ku ndodhet Reali. Këmbëngulja e tij për të lënë në stol lojtarë si Marcelo, Bale apo Isco, solli Realin në këtë pikë, ku brenda një javë pësoi tre humbje të rënda, dy në “El Clasico” dhe e fundit në Champions.

C 29 Fotogallery 1024657 Imagegallery Imagegalleryitem 16 Image
C 29 Fotogallery 1024657 Imagegallery Imagegalleryitem 16 Image

Në Spanjë janë të sigurt se ky ishte fundi i Solarit i cili mori përsipër një ëndërr që shumë shpejt iu kthye në makth. Më në fund është bindur dhe presidenti Perez, Solari nuk pati efektin që kishte Zidane, shkarkimi i tij tashmë është thjeshtë çështje orësh.

Florentino Perez Jose Mourinho
Florentino Perez Jose Mourinho

Për momentin emri i vetëm që qëndron pezull mbi tavolinën e Perez është ai i Jose Mourinhos. “Speciali” këto ditë ka lëshuar sinjale se është gati të rikthehet në Madrid, fundja është dhe një trajner i lirë. Mou shihet si shpëtimi i Perez i cili ashtu si Solari është kthyer në shënjestrën e tifozëve të cilët nuk e pritën aspak mirë largimin e Ronaldos. Portugezi është nga të paktët trajner që mund të marrë shumë shpejt nën kontroll dhomat e zhveshjes, një trajner i cili mund të nis që tani projektin për të ringritur mbretërorët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb