Juve nuk di të ndalet, me “Zonjën e Vjetër” që mbetet një ekipet më aktive jo vetëm në Serie A. Pas prezantimit Koopmeiners, dhe pasi shitën Chiesa-n te Liverpool, drejtuesit e klubit po bëhen gati edhe për një goditje të fundit pasi janë hedhur në sulm me kohë të plotë për të siguruar shërbimet e Jadon Sancho.
Juve ofron 7-8 milionë euro për një huazim me të drejtë blerje, ndërsa Man.United kërkon ta bëjë të detyrueshme blerjen e tij.
Sulmuesi anglez është një dëshirë e madhe e Thiago Motta-s i cili sheh te Sancho profilin ideal për të përforcuar krahët e sulmit.
(BalkanWeb)