Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi zgjedhjet Presidenciale në SHBA, ku Presidenti në detyrë Joe Biden, u tërhoq nga rikandidimi, pas një presioni në rritje nga demokratët, që i kërkonin të linte garën, pasi humbi përballjen e parë me kandidatin republikan Donald Trump.

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha se nuk kishte besim që Biden do të tërhiqej, por vetëm tërheqja e Biden ka futur në lojë demokratët.

“Me tërheqjen, Biden i dha një shans demokratëve që të futen në garë. Demokratët hyjnë në këtë fushatë me një disfatizëm. Kamala Harris është zëvendësja, e ka një shans, e përshkruajnë si një luftëtare. Mendoj se do të jetë kjo kandidatja zyrtare e Partisë Demokrate. Kriza e Biden për tërheqje nisi kur humbi debatin me Trump”, tha Çollaku.

Ai tha se atentati ndaj Trump ishte goditja fatale që Biden të mund të ringrihej. “E vetmja mënyrë që demokratët të hynin në garë, ishte një kandidat i ri”, tha Çollaku.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb