Presidenti amerikan Donald Trump e tërhoqi Amerikën nga marrëveshja për ndryshimet klimatike që ishte arritur në Paris të Francës, dhe të cilën e kishin nënshkruar gati të gjitha shtetet e botësPor, çfarë do t’i ndodhte planetit Tokë nëse ne vazhdojmë ta injorojmë ngrohjen globale? Business Insider e ka parashikuar këtë.

Në shekullin e 26-të, 500 vite më vonë se tani, në disa pjesë të Afrikës dhe Amerikës Jugore do të vdisnin qindra mijëra njerëz nga shkaqe që lidhen me temperatura të larta. Malet e larta të Azisë, duke përfshirë Himalajet, do të humbnin 30 përqind të masës së tyre.

Oqeanet do të bëheshin më të ngrohtë dhe më acidik. Disa ishuj si Tuvalu e Kiribati do të zhdukeshin nga sipërfaqja ngase niveli i ujit do të rritej. Edhe atraksionet amerikane si Disney do ta kishin të njejtin fat, kurse 13 milionë amerikanë do të bëheshin refugjatë.

Gjatë shekullit 22, popullsia botërore do të rritet në 9.5 miliardë, dhe kjo do të shkaktojë konflikte të reja si pasojë e mungesës së ujit, energjisë dhe ushqimit.

Në shekullin e 13-të, 1000 specie të kafshëve do të zhdukeshin, duke përfshirë insekte, shpezë e gjitarë.

Mbajtja e temperaturës globale nën 2.7 gradë faradë do të ishte zgjidhje për shumicën e këtyre problemeve.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: