Aida Baro, kryeredaktore e shtëpisë botuese “Pegi”, ka deklaruar se sot është kthyer në sfidë afrimi i të rinjve me librin.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo tha se është teknologjia dhe interneti ajo që tërheq vëmendjen e tyre, duke qenë se edhe informacioni aty është më i shpejtë.
Baro shtoi se librat të cilët kërkohen më shumë, janë librat romantikë.
“Jemi afruar me librin dhe larguar në të njëjtën kohë. Një nga gjërat që njeriu e fut në paketën e vet të përditshmërisë kur është më i qetë, kur duhet të jetë e kundërta, kur je i trazuar të qetësohesh me librin.
Sfida është me të rinjtë që interneti ua thith vëmendjen, sepse është edhe më i shpejtë.
Kërkohen më shumë librat e lehtë dhe romantikë”, tha ajo.