TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i është drejtuar sërish kryeministrit Edi Rama me një thirrje, ku i kërkon që të tërhiqet nga zgjedhjet e 30 qershorit.

“Kryeministër!Tolero! Ti i pari! Më shumë se kushdo tjetër, të takon! Tërhiqu nga projekti pa krye i kësaj të diele! Është krejt pa kuptim dhe me kosto të lartë për vendin. Nuk është e thënë të pranosh Ilir Metën President, pavarësisht se vetë e zgjodhe. Nuk ke pse pranon edhe kushtet e kundërshtarëve politikë, po nuk deshe.

Po ke detyre të tolerosh! Të bësh çdo gjë edhe jashtë mundësive për të krijuar një mjedis paqësor të paktën. Çështjet e demokracisë i debatojmë e i zgjidhim vetëm në mjedis paqsor. Por paqen e ke detyrë ta garantosh. E paqen nuk e garanton ushtria e as policia shqiptare kundër shqiptarëve!!!

Jepu Ti, jo Presidenti, shqiptarëve një datë të re zgjedhjesh. Jepe këtë datë si shprehje tolerance, si mundësi për bashkëpunim e jo përçarje. Sillu si Kryeministër, jo si kryetar partie. Bëje këtë gjë që të meritosh vemendje e respekt, pavarësisht sa votohesh në të ardhmen”-shkruan ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: