Një tërmet me madhësi 6.8 u regjistrua në Filipinet jugore, konkretisht në ishullin Mindanao. Epiqendra ishte në qytetin e populluar të Davaos në një thellësi prej 28.2 kilometrash.

Sidoqoftë, shërbimi gjeologjik amerikan Usgs ka deklaruar se nuk ka dëme në njerëz dhe në ndërtesa. Nuk ka gjithashtu rrezik për një tsunami.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tërmeti ndodhej pesë kilometra në juglindje të Magsaysay, në provincën e Davao del Sur. Disa njerëz shpërndanë foto dhe video të bëra gjatë tërmetit në rrjetet sociale.

Lëkundja e parë e fortë, sipas Usgs u pasua nga një tjetër me madhësi 5 që goditi një zonë disa kilometra më tej në jug të rajonit dhe që ishte vendosur në një thellësi prej 10.8 kilometrash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: