Mediet italiane kanë raportuar për tërmetin me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter, që tronditi qytetin e Korçës, mëngjesin e sotëm, dhe që u ndje në shumë qytete të vendit, por edhe në Kosovë, Greqi e Maqedoninë e Veriut. “Il Messagero” shkruan se tërmeti shkaktoi panik dhe shumë qytetarë dolën menjëherë në rrugë.

“Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 u regjistrua sot në mëngjes në Shqipëri. Sipas Institutit Sizmologjik Shqiptar, epiqendra ishte afër qytetit të Korçës, në lindje të vendit, në një thellësi prej 25 kilometrash. Për momentin, sipas mediave, janë raportuar vetëm dëme materiale, por ende nuk ka një njoftim zyrtar. Tërmeti, i ndjerë gjithashtu në shumë qytete të tjera, shkaktoi panik, dhe shumë qytetarë u derdhën në rrugë për shkak të frikës nga pasgoditje të reja”, thuhet në shkrim.

Më tej, kjo medie përmend edhe faktin se është dridhur nga tërmeti me magnitusë 3 të shkallës Rihter edhe Kosova, por që nuk raportohet për dëme.

“Dridhet” gjithashtu edhe Kosova. Një tërmet me magnitudë 3.0 u regjistrua në 7.53 të mëngjesit të sotëm në jug të Kosovës. Sipas mediave serbe, epiqendra ishte 11 km në veri-perëndim të Dragasit, në një thellësi prej 10 km. Tërmeti u ndje edhe në Prizren dhe Gjakovë, por deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm”, thuhet më tej.

Termeti
Termeti

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: