Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 i shkalles Rihter goditi në det të hapur shtetin jugor meksikan Chiapas, thonë burime nga Instituti Gjeodezik i SHBA (USGS).


Deri më tani nuk ka asnjë informacion për viktima ose dëme të shkaktuara nga tërmeti, i cili sipas institutit ndodhi në një pikë fokale prej 26 kilometrash dhe kishte një zonë qendrore, rreth 120 kilometra nga zona bregdetare e komunës së Suciat.


Qendra Sizmike Euro-Mesdhetare (EMSC) vlerësoi më herët se tërmeti ishte me madhësi 6.2.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: