IRAN

Të paktën 31 persona u lënduan nga një tërmet që goditi të dielën një zonë në perëndim të Iranit, pranë kufirit me Irakun, njoftoi agjencia iraniane IRNA.

Enti Gjeologjik i SHBA-së fillimisht njoftoi se tërmeti ishte i shkallës 5.9-i shkallës Rihter transmeton Reuters.

Një zëdhënës i shërbimeve emergjente të Iranit, Mogthaba Kaledi, tha për IRNA se 29 vetë u shtruan në spital pas tërmetit në provincën Kermanshah, që të gjithë me lëndime të lehta.

Në nëntor të vitit të kaluar mbi 700 vetë u plagosën nga një tërmet me fuqi 6.3 Rihter, që goditi Iranin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: