TAJVAN – 14 të vdekur, 475 të plagosur dhe disa ndërtesa të shkatërruara. Ky është bilanci i tërmetit 6.4 ballë që goditi Tajvanin, një ditë më parë. Si pasojë e lëkundjeve të forta është shembur një pallat 17 katësh dhe disa ndërtesa të tjera, në qytetin Tainan.

Autoritetet po punojnë ende për tu siguruar se nuk ka mbetur askush nën rrënoja. Deri tani 14 persona janë konfirmuar të vdekur, mes të cilëve edhe një foshnjë dhe një fëmijë 10 vjeç.

Sipas dëshmitarëve, lëkundjet e tërmetit kanë zgjatur 30-40 sekonda.
“Nuk kishte të ndalur, gjithçka lëvizte. Nuk arrija dot të ecja për të dalë.”- deklaroi një qytetar për mediat.

Tërmetet në Tajvan janë të shpeshta. Më i fuqishmi është regjistruar në 21 shtator 1999, kur humbën jetën rreth 2400 persona.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: