Kina po josh Pierr-Emerik Obamejang. Sipas asaj që raporton “The Times”, dy nga klubet më të fuqishme të Lindjes së Largët, Guangzhu Evergrande dhe Shangai SIPG, kanë paraqitur oferta faraonike për sulmuesin e Arsenalit, oferta që mund ta bindin gabonezin që ta braktisë ishullin.

Flitet për oferta me më shumë se 300 mijë stërlinash në javë, ose oefrta vjetore prej më shume se 20 milionë eurosh në sezon, shumë më tepër sesa sulmuesi merr aktualisht tek Arsenali, ndërsa 30-vjeçari duket vërtet i interesuar për të siguruar një kontratë të tillë teksa ndodhet në perëndim të karrierës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb