KILI

Një tërmet me magnitudë 6.2 është verifikuar në Kili, rreth 89 kilometra në Veri-Lindje të Iquique, në rajonin e Tarapaca, jo shumë larg nga kufiri me Bolivinë.

Lajmin e bën të ditur Usgs, agjencia shkencore e qeverisë amerikane. Epiqendra është lokalizuar rreth 95km në thellësi.

Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 23.19 me orën tonë. Për momentin nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb