JAPONI– Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë ka goditur pjesën veriore të Japonisë, pranë ishujve Honshu.


Tërmeti me një thellësi rreth 10 km u regjistrua rreth orës 8:00 me orën lokale, ndërsa epiqendra ishte jashtë brigjeve Sanriku në prefekturën Aomori, me një distancë 690 km nga Tokio.


Shërbimi i sizmiologjisë në Japoni, 2 orë pas tërmetit paralajmëroi për cunam në bregun verilindor të vendit.


Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit në zonat bregdetare të largohen, ndërsa po monitorojnë situatën.

Momentalisht nuk ka raporte për të lënduar apo dëme i pasojë e tërmetit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: