Një tërmet me magnitudë 7.4, ka goditur në orën 0.54 me orën tonë ishullin Kermadec, në Zelandën e re.

Lajmin e bën me dije Usgs. Mbrojtja civile neozelandeze nuk ka përjashtuar një alarm për cunam, por që nuk paraqet rrezik për popullsinë.

Pak para orës 23.56 një tjetër tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur ishullin Tonga, 97 kilometra në verilindje të Ohunua.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësinë 10 kilometra në thellësi. Nuk ka njoftime për viktima dhe dëme.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb