Një tërmet me magnitudë 7,2 është regjistruar në brigjet e Papua Guinea e Re, në jug-perëndim të Paqësorit.

Lajmin e jep Instituti Gjeofizik amerikan (Usgs). Nuk ka asnjë alarm për cunam pas tërmetit të fuqishëm.
Sipas Usgs epiqendra ka qenë në 127 km thellësi dhe ky fakt ka përjashtuar rrezikun e dallgëve të pazakonshme në oqean.

Lëkundjet janë regjistruar në orën (7:19 ora lokale e të martës) (23:19 me orën tonë të së hënës).

Tërmeti është lokalizuar në një zonë të Paqësorit rreth 33 kilometra në veri-perëndim të Bulolo. Për momentin nuk ka lajme për dëme apo viktima.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb