Një tërmet me magnitutë 4.2 e shkallës Rihter ra në Evia të Greqisë pasditen e sotme.

Sipas zgjidhjes automatike të Institutit Gjeodinamik, tërmeti u regjistrua me epiqendë 3 kilometra në perëndim të Aliverit me thellësi fokale 10 kilometra, rreth orës 17:55.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në Athinë. Ndjeshmëria ishte e dukshme dhe lëkundjet zgjatën shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: