Një tërmet me magnitude 6.2 ka rënë në Japoni.

Lëkundjet u ndjenë në Tokio si dhe në një rreze rreth 250 km larg tij.

Epiqendra e tërmetit, e cila goditi në orën 7.23 pasdite me orën lokale, ishte 50 kilometra larg bregdetit të Fukushima, tha Agjensia Meteorologjike e Japonisë.

Nuk pati raportime për dëme dhe nuk u dha paralajmërim për cunam.

Transmetuesi publik NHK TV raportoi se kompanitë e shërbimeve po kontrollojnë reaktorët bërthamorë në zonë.

Disa ditë më parë drejtuesit e Tokyo Electric Power (Tepco), që menaxhojnë centralin bërthamor të Fukushimas, njoftuan çmontimin e 4 reaktorëve që veprojnë në fabrikën e dytë atomike në prefekturë, një vendim që do të çonte në mbylljen totale të aktiviteteve të Tepco në të gjithë rajonin pas katastrofës së Cunamit të marsit 2011.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: