Ka shkuar në 12 të vdekur dhe 125 të plagosur bilanci i viktimave pas tërmetit me magnitude 6 që dje goditi Kinën dhe qytetin e Yibin, në provincën jugore të Sichuan.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 22:55 me orën lokale (16:55 me orën tonë) dhe është pasuar me 62 lëkundje të tjera.

Lëkundjet e dhunshme kanë shkaktuar shembjen e disa ndërtesave, mes të cilave një hotel në Changning dhe ka dëmtuar shumë rrugë.

Operacionet e shpëtimit janë pezulluar për shkak të shirave të furishëm që vazhdojnë të bien në zonat e goditura nga tërmeti. Qeveria ka njoftuar se ka dërguar 5000 çadra, 10 000 shtretër dhe 20.000 batanije për banorët e mbetur pa shtëpi.

Tërmetet e fundit më të rënda në Kinë kanë qenë pikërisht mes maleve të Sichuan.
Në 2008 një tërmet me magnitudë 8 shkaktoi vdekjen e 90.000 personave, me një epiqendër 400 km në distancë nga tërmeti i regjistruar dje.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb