3 pikë në 4 javë i qëndrojnë ngushtë një ekipi si Roma, nuk shpëtojnë dot as një legjendë si Daniele De Rossi. Në mënyrë befasuese, klubi kryeqytetas shkarkon teknikun italian pas vetëm katër javësh:

“Klubi i Romës njofton se ka zgjidhur kontratën me Daniele De Rossin. Vendimi i klubit ka të bëjë me interesat e skuadrës, në mënyrë që të ri ngrihemi në një moment kur është akoma fillimi i sezonit. Daniele do të jetë përgjithmonë pjesë e shtëpisë, klubi e falënderon për punën e bërë në këto muaj me pasion dhe vendosmëri”, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit kryeqytetas.

De Rossi zbarkoi te Roma një vit më parë, pas largimit të Jose Mourinho-s, një lëvizje kjo e drejtuesve që zbuti shumë shkarkimin e teknikut portugez. Ish kapiteni dukej si një bekim, por në fund të sezonit doli “duar bosh”, pa trofe, ndërsa nuk arriti të kualifikojë ekipin as në Champions League. Ky fillim sezoni, me 3 barazime në 4 javë rezultoi përcaktues për fatin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: