Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka komentuar me tone të ashpra takimin elektoral të kandidatit socialist për Bashkinë e Tepelenës, Tërmet Peçi, në kishë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ish-deputeti Shehu shkruan se marrëzitë e të marrosurve pas pushtetit nuk kanë të sosur.

Duke e quajtur Peçin një hajdut ordiner, Shehu thekson se ai ka pushtuar edhe kishën për të bërë fushatë. Sipas demokratit, ky është një akt kriminal, që tregon se mafia e narko-shtetit nuk njeh asnjë normë ligjore, morale e fetare.

“TERMET PECI VETSHPALLET KRYEPRIFT I TEPELENES! Marrezite e te marrosurve pas pushtetit duket se nuk kane te sosur. Pas vjedhjes se votave te tepelenasve me krimin e organizuar, hajduti ordiner Termet Peci pushton kishen e Leklit per te bere “fushate elektorale”! Ky akt kriminal eshte vetem nje indikator i faktit se mafia e narko-shtetit nuk njeh asnje norme ligjore, as morale, e as fetare. Ata jane gati te perdhosin gjithcka, ashtu si eterit e tyre dikur lidhur me tempujt e fesë”, shkruan Shehu.

Tritaniii
Tritaniii

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb