TIRANE- Që të bjerë një tërmet si ai i vitit 1967 në Shqipëri probabiliteti është 75%. Të paktën kështu deklaroi sot në një intervistë për BalkanWeb sizmologu i IGJEUM, Edmond Dushi.

Duke qenë se vendi ynë ndodhet në një rajon ku aktiviteti sizmik është i lartë, gazetari Mariglen Mërtiri u interesua se cilat ishin qytetet që rrezikonin më shumë të prekeshin nga një tërmet me magnitutë 6.

“Zona jonike dhe zona adriatike janë zona direkt në konfrontim ndërmjet pjesës kontinentale dhe pllakës së Adriatikut. Këto janë zona që ne i cilësojmë sizmikisht aktive me potencial të lartë. Gjithashtu është zona tërthore, Vlorë Lushnje, Elbasan dhe Dibër dhe kjo zonë jo se ka potencial shumë të lartë si zonat që përmenda më sipër, por është një zonë me një aktivitet sizmik shumë të lartë”, sqaroi sizmiologu Dushi për BalkanWeb.

Sizmologët apelojnë për sensibilizimin e qytetarëve dhe institucioneve për ngjarje të tilla dhe mënyra e reagimit ndaj rastit të një tërmeti të jetë e duhura dhe pa panik.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb