Të reja të rëndësishme në shtëpinë e Chelseat. Sipas Bloomberg, Todd Boehly, një nga aksionarët e klubit, po shqyrton mundësinë e shitjes së aksioneve të tij për shkak të mosmarrëveshjeve me Behdad Eghbalin, aksionar tjetër dhe bashkëthemelues i Clearlake Capital. Këto mosmarrëveshje kanë të bëjnë me drejtimin e klubit.

Ky lajm është mjaft i keq për klubin londinez, pikërisht në këtë fillim sezoni, në të cilin shpresohet se gjërat do të shkojmë më mirë se vitet e fundit. Gjithsesi, në korridoret e zyrave të Chelseat, situata nuk është aspak pozitive, çka ka bërë që në media të shtohen thashethemet. Boehly, gjatë qëndrimi te Chelsea nuk ka kursyer aspak, teksa në skuadër janë afruar futbollistët më të shtrenjtë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb