Në gjysmën e kaltër të Mançesterit, po bëhet gati revolucioni. Eliminimi nga Champions Legua ka lënë një plagë te Siti dhe, sipas “El Chiringuito”-s, emision mjaft i famshëm në Spanjë, janë plot tetë lojtarë të “Citizens” që kanë kërkuar të largohen. Guardiola “rrezikon të mbetet pa lojtarë vitin tjetër” thonë në Spanjë, ndërsa të gjithë duan të dinë emrat e atyre që duan të ikin nga Siti.


Rasti më i dukshëm është ai i Gyndogan, me Guardiolën që ka pranuar publikisht se gjermani nuk dëshirën të qëndrojë më te Siti, por veç mesfushorit ka edhe emra të tjerë. Braziliani Danilo dhe patrioti i tij Gabriel Jesus, që ka shprehur zhgënjimin për faktin se është rezervë e Agueros dhe e Leroi Sanes në skemat e Guardiolës.


Sipas “El Chiringutos” janë edhe katër emra të tjerë të atyre që kanë bërë kërkesë në klub për t’u larguar në merkaton e verës, ndërsa drejtuesit e Mançester Sitit po përgatisin një tjetër revolucion në ekip.


(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb