Te Reali Madridit gjërat ndryshojnë shumë shpejt. Mjafton një ditë e keqe dhe çdo gjë përmbyset. Këtë duhet ta dijë mirë Santiago Solari. Tekniku madrilen ishte shumë pranë konfirmimit, por pas humbjes së rëndë në “Santiago Bernabeu” rrezikon shkarkimin më shpejt nga sa mund të mendohej. Të bindura për këtë janë mediat spanjolle, që vendosin si kufi ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Ky është ultimatum i dhënë nga presidenti Florentino Perez, që po përgatit një revolucion të vërtetë. Sa i përket pankinës, kuotat për rikthimin e Jose Mourinho kanë rëndë ndjeshëm, ndërsa i pari në listë qëndron trajneri aktual i Totenhemit, Mauricio Pochettino.


1544898916 450576 Noticia Normal
1544898916 450576 Noticia Normal

Po ashtu, numri një i klubit “los blankos” kërkon t’i japë fund problemeve në dhomat e zhveshjes dhe si zgjidhje për këtë është largimi i të gjithë lojtarëve të pakënaqur, pra thuajse e gjithë “garda e vjetër”. Shpëtojnë vetëm Serxhio Ramos, Karim Benzema dhe Toni Kros.


Bale Marcelo
Bale Marcelo

Të gjithë të tjerët, duke nisur nga Gareth Bale, Luca Modric dhe Marcelo duhet të bëjnë valixhet gati dhe të gjejnë një tjetër sistemim për të vazhduar karrierën duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
(balkanweb)