VLORE

Kryeministri Edi Rama nga Vlora ku po mban fushatën përmbyllëse elektorale tha se përgjimet e publikuara nga Bild dolën me qëllimin e vetëm që të dëmtohet qeveria shqiptare.

Rama u shpreh se Damian Gjiknuri dilte në përgjime duke thënë ‘tërmet, tërmet’, ndërsa opozitarët dhe shqiptarët po shikojnë tërmetin nga televizioni në Vlorë.

Ne do të bëjmë më shumë punë me Dritanin në Vlorë, me Pëllumbin në Selenicë. E ca thoshte në përgjime Damiani tërmet, tërmet, tani ata që na shohin në tv ta shikojnë tërmetin këtu. Përgjime që ishin mbajtur si minë me sahat për të hedhur ne erë Shqipërinë.

Përgjime që duhet të ishin hetuar dhe ndëshkimet duhet të ishin kryer e harruar. Jo ata u mbajtën si minë me sahat. Atë e mbajtën si minë me sahat katër karnavalet e politikës shqiptarë. Populli shqiptar nuk mund të merret kurrë si budalla, pasi është populli më politikan. Për politikë nuk ka popull në Europë më politikan se shqiptarët. Për politikë shqiptarëve nuk ua hedh dot askush jo t’ia hedhin karnavalet e Haxhi Qamilit.

Rama tha se opozita duke nxjerrë përgjimet në Gjermani, donte të godiste imazhin e vendit, që mos të integrohet në BE.

“Duke nxjerr përgjimet në Gjermani, aty ku janë partnerët që duan të mbështesin Shqipërinë.  Donin që të ushqeheshin me helm ata. Cuditërisht këto përgjime dolën. Këta sillen si tradhtar, si Haxhi Qamili, Esat Pasha dhe të tjerë”, tha Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: