Më shumë se 70 tërmete kanë rënë në tre ditët e fundit në juglindje të vendit, kryesisht në Qarkun e Korçës, aty ku edhe dëmet materiale janë më të mëdha.

Por ndërsa ushtria ka shpërndarë ushqime, çadra e shtretër për t’ju ardhur në ndihmë banorëve që iu janë dëmtuar banesat, në Floq duket se ka ende probleme.

“BalkanWeb” mëson se sot në zonë ka pasur tensione e debate mes banorëve dhe prefektit të Korçës, Dhori Spirollari. Ndërsa ky i fundit ka shkuar t’i takojë, ata i janë hakërryer për situatën ku ndodhen.

Banorët thonë se nuk janë furnizuar as me ushqime dhe as me shtretër.

Mësohet se aktualisht në çadra po i kalojnë ditët më shumë se 200 persona. Por sipas banorëve, është e paparanueshme që në një çadër të flenë më shumë se 25 banorë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb