TIRANË

Kardiologia Daniela Teferici e ftuar në “News 24” dha këshilla për qytetarët pas tmerrit që përjetuan si pasojë e tërmetit, ndërsa kërkoi prej tyre të tregojnë kujdes të shtuar, kryesisht ata persona që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare. Sipas saj, ankthi dhe paniku i zgjatur mund të çojë deri në situata infarkti.



Pjesë nga fjala e doktoreshës: 

Doktoresha: Ata që janë më sëmundje  kardiovaskulare kanë një akth dhe panik të shtuar. Kemi një aktivizim të sistemit nervor. Qetësia është kontrolli dhe mekanizmi kryesor. Pasi mbarojnë lëkundjet duhet  një vetëkontroll. Pacientët që janë kardiak dhe që kanë mundësinë e disa  medikamenteve duhet të marrin një dozë të vogël.


Pyetje: Kjo situatë me ankth  a çon deri në infarkt?

Doktoresha: Janë situata që kanë ndodhur edhe infarkte.

(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: