Presidenti i Republikës, Ilir Meta pas takimit që zhvilloi me prefektin e qarkut të Durrësit ka folur për mediat, ndërsa shtoi se është koha për një koordinim  të ngushtë mes strukturave shtetërore. Kreu i Shtetit tha se duhet të ruhet qetësia dhe të evidentohen me përparësi  të gjitha rastet me prioritetin e duhur.


“Të ruajmë qetësinë dhe të jemi të vëmendshëm ndaj mediave dhe me strukturat vendore për të bashkëpunuar ngushtë me ta dhe njëkohësisht për të ndjekur situatën me gatishmëri dhe me vëmendja maksimale. Unë u njoha nga prefekti për punën që po bëjnë në terren dhe është e rëndësishme që të evidentohet cdo dëmtim dhe të certifikohen pasojat. Mendoj se jemi në kushte e një vigjilence të vazhdueshme, sepse jetojmë në një rajon problematik.Unë besoj se tani është koha për të qenë të vëmendshëm dhe është e rëndësishme të punohet me një koordinim efikas me strukturat dhe me komunitetin”-tha Meta.



(BalkanWeb)

Etiketa: