Pas tërmetit të fuqishëm që tronditi gjithë vendin, ka reaguar edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.


Përmes një mesazhi në “Facebook”, ish-deputetja thekson se ka një emergjencë kombëtare në televizion, por edhe në ditë të vështira propaganda vazhdon. Sipas saj, asnjë shifër nuk është në dispozicion nga buxheti i shtetit.


“Emergjencë kombëtare në televizion. Edhe në ditë te veshtira propaganda vazhdon. Të gjitha strukturat shtetërore në Tirane. Dëgjojnë shefin e madh, në vend qe te jene ne terren. Ai vazhdon insiston me Ertv që po punon shumë. Vetèm propagandè. Ne terren asgjë. Qytetaret po perballojne cdo gje vete. Jashte apo brenda shtepive deri ne keto momente asnji zyrtar nuk ka shpendarë qoftë edhe nji batanije. Gjendja e emergjences nuk eshte shpallur. Nga buxheti i shtetit asnji shifèr sa eshte ne dispozicion te kesaj ngjarje. Asnji e dhene sa batanije dhe ushqime jane ne dizpozicion. Prisni kur te miratojne edhe nje vendim per ta dhene edhe termetin me PPP. Zoti e ruajte vendin ne keto momente te veshtira!!”, shkruan Çupi.


  • foto galeri

(BalkanWeb)