Gjatë ditës së sotme vendi ynë o godit nga një sërë tërmetesh, ndërsa lëkundjet janë dëgjuar edhe në Kosovë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook” thotë se ka telefonuar menjëherë homologun e tij shqiptar, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.


Ai  thekson se është në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në këtë situatë të vështirë.


Postimi i Hashim Thaçit:

Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës. Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë. HTH


Etiketa: