Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha gjatë mbledhjes me Prefektët e qarqeve se janë vënë në shërbim të qytetarëve të prekur nga tërmetet edhe shtëpitë e pushimit në ministrinë që ai drejton.

Ndër të tjera, ministri Lleshaj iu kërkoi edhe institucioneve të tjera shtetërore të ofrojnë ambientet publike, por edhe shtëpitë private për familjarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë i shkallës Rihter.

“Policia do të jetë në gatishmëri. Prefektët do vazhdojnë të jenë në krye të këtij procesi. E rëndësishme është që të gjitha kapacitetet që kemi t’i aktivizojmë plotësisht. Shtëpitë e pushimit të MB do të jenë në dispozicion, që mbrëmë kanë qenë në shërim të familjeve. Por edhe shtëpitë private do vihen në shërim të qytetarëve të dëmtuar.

Institucionet shtetërore do të mund të ofrojnë edhe shtëpi private. Fokusi do mbetet Durrësi. Me rëndësi të jashtëzakonshme mbetet evidentimi i detajeve. Ne do ta menaxhojmë këtë situatë siç duhet”, tha Lleshaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb