TIRANË

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë shifrat e përditësuara të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë dhe kanë marrë shërbim nga stafi mjekësor si në Tiranë ashtu edhe në Durrës. Në një lidhje telefonike për News24, Manastirliu tha se shteti është në terren dhe të gjitha strukturat janë të angazhuara.


“Në spitalin e Durrësit janë paraqitur rreth 21 qytetarë që kanë marrë shërbime të ndryshme, kryesisht problematika që lidhen me dëmtime të gjymtyrëve. Aktualisht janë 5 qytetarë. Në total janë paraqitur 105 qytetarë që kanë marrë shërbime. Shumica janë trajtuar kanë marrë shërbimet e nevojshme dhe janë larguar. Tek Trauma, janë 74 qytetarë që kanë marrë shërbime dhe aktualisht janë 10 pacientë që po marrin ndihmën e nevojshme dhe po kryejnë ekzaminime.
I gjithë shteti është në terren, strukturat janë të angazhuara. Mbledhja e qeverisë do të jetë për masat e marra në këto orë”, deklaroi Manastirliu.



(m.k/BalkanWeb)