TIRANË

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke folur para Kuvendit u ndal tek masat që ka marrë ministria që ajo drejton për ndihmën e ofruar ndaj qytetarëve. Ajo theksoi se në Spitalin e Traumës dhe në atë të Durrësit kanë marrë ndihmë mjekësore pas dy tërmeteve të fuqishme 150 pacientë, ndërsa 5 prej tyre vijojnë edhe sot trajtimin mjekësor.

Lëkundjet e fuqishme të 21 shtatorit krijuan panik dhe frikë te qytetarët, ndërsa një pjesë prej tyre pësuan dëme të konsioderueshme materiale.

“Dua të them se në momentin e parë kur gjithkush vraponte të linte  godinat, mjekët  qëndruan në krye të detyrës. Është meritë e tyre që përballuan fluksin pas tërmetit. Nuk patëm asnjë jetë  të humbur. Spitalet u vendosën në gatishmëri të plotë. Kanë marrë ndihmë 150 qytetarë të lënduar, pjesa më e madhe morën trajtim te Trauma dhe te spitali i Durrësit. Mbi 1500 thirrje për ndihmë janë pritur nga qendra kombëtare e urgjencës pas tërmetit.Ky shërbim ka qenë në gatishmëri me ambulanca në zonat e prekura nga tërmeti. Solidaritet  ka qenë në maksimum edhe nga qytetarët. Është koha që të gjithë të jemi solidarë, që të tregojmë se edhe njëherë mund të ri ngrihemi bashkë për të mos lënë askënd vetëm”-tha ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb