KORCË


Qarku i Korçës u godit nga disa tërmete rresht, ku më i fuqishmi ishte 5.3 ballë. Në vendbanime e fshatra të zonës jug-lindore të vendit kishte pasoja në dëme materiale, kurse u plagosën 4 persona.


Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanëeb” se janë prezantuar masat që do të merren për të çuar rnë përmirësimin e kushteve dhe të ushqimit.

Bëhet me dije se do të bëhet zgjidhja finale e 3 zonave Raportohet po ashtu se ka dëmtime të rënda në 121 ndërtesa, ndërsa është urdhëruar që të mos banohet më aty. Nga 121 ndërtesat e dëmtuara, 65 janë në fshatin Floq, 34 në fshatin Qafëzezë dhe 22 në Vidohovë. Ekspertët deklarojnë se janë në fazën e përllogaritjeve, për të bërë llogarinë sesa vlen secila banesë.


Shtabi i Emergjencave Civile tha se me përfundimin e verës, të gjithë banorët do të jenë të strehuar. Aktualisht, pa strehë janë 290 banorë, nga të cilët 145 në Floq, 90 në Qafëzezë dhe 64 në Vidohovë.

Në lidhje me situatën, foli prefekti Dhori Spirollari, i cili ndër të tjera deklaroi: “Do të ulet numri i banorëve në çadra. Banorët do të zhvendosen përkohësisht e gradualisht në banesa të përkohshme.  Janë 290 banorë pa strehë. Do kalohet në fazën e përmirësimit të kushteve. Bashkia Korçë do të vërë në dispozicion godinën e ish-maternitetit.

Do të jemi tepër të rreptë si institucion. Do të ketë dënime për ata që guxojnë dhe gabojnë në vlerësimin e dëmeve, për arsye fushate, bindjeje politike apo çfarë do lloj përfitimi tjetër. Do të ngrihet audit dhe çdo ankesë do të verifikohet. Nuk do të tolerophet asnjë abuzim, ashtu siç mund të ketë ndodhur më herët. Bashkia e Korces te analizoje dhe të mare masat për punonjësin e bashkisë.(incidenti i Floqit). Bashkia Kolonjë të marrë masa për një infermier që ka ofenduar një banor. Në një situatë të vështirë, punonjësi i shtetit duhet të jetë i duruar”, tha prefekti Spirollari.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb