TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar sot banorët e dëmtuar dhe ata të cilët janë strehuar tek zona e Astirit në kryeqytet. Në bashkëbisedim në banorët, lideri demokrat tha se qytetarët e kësaj zone krahas tërmetit natyror janë përballuar edhe me atë që ai e quan  si “tërmet shtetëror”.

Banorët e “Astirit” në Tiranë  kanë hapur derën për bashkëqytetarët e tyre, të cilët janë prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Kryeopozitari bisedoi me një nënë të moshuar, e cila nuk ngurroi të përçonte një mesazh te brezat e rinj, ndërsa kërkoi prej tyre të punojnë  fort për të ndërtuar Shqipërinë dhe mos të largohen nga vendi.

Pjesë nga biseda:

Basha: Këta janë njerëz që kanë vuajtur nga një tjetër tërmet nga tërmeti i shtetit, por megjithatë kanë hapur zemrat e tyre.

E moshuara: Unë jam një moshë e vjetër dhe e kam shumë të vështirë të largohem nga vendi im. Kemi ndërtuar Shqipërinë. Kemi punuar nëpër ara. Ky brez që vjen, duhet të ndërtojë Shqipërinë dhe të mos largohet nga Shqipëria. Edhe sikur të vdes nuk jam pishman.

Basha:  Do jetosh dhe ne do dalim nga kjo situatë. Të rrosh e të kesh shëndet dhe ta kalojmë bashkë si një familje e madhe. Ju keni qenë në terror për një vit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deklarata e plote

Dua të falenderoj nga zemra Flamurin dhe familjen e tij që ka vënë në dispozicion prej ditës së parë këtë ndërtesë. Dua të falenderoj Aleancën për Teatrin që ka kontribuar prej orëve të para me ndihmat që janë mbledhur për të goditurit nga tërmeti. Dua të falenderoj të gjithë banorët e “Unazës së Re” që po punojnë si vullnetarë, duke ndihmuar nga mëngjesi deri në darkë dhjetëra familje të strehuara kryesisht nga zonat e goditura nga tërmeti.

Falenderoj mjekët që, në mënyrë vullnetare, po kontribuojnë për shëndetin e shume prej tyre që janë të sëmurë kryesisht për shkak të qëndrimit në çadra në ditët e ftohta dhe në orët e para të fatkeqësisë dhe po kështu dua të falënderoj nga zemra këdo që ka mbështetur me kontribute, me ushqim, me orendi.

Dua të theksoj se ky është një kontribut i gjithi vullnetar.

Falënderoj të rinjtë e FRPD-së dhe strukturat tona të degës 6 dhe 7, të cilët po bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar. Falënderimi kryesor i takon këtyre njerëzve me zemër të madhe.

Këtu po qëndrojnë afër rrënojave të një tërmeti tjetër, të një tërmeti të shkaktuar nga babëzia dhe korrupsioni dhe është domethënëse.

Nuk është e rastisshme që këta njerëz që e kanë vuajtur jo një ditë, siç e vuajtën familjet e goditura apo gjithë shqiptarët, por ditë për ditë traumën e fatkeqësisë, këta janë të parët që hapën zemrat, hapën shtëpitë e tyre, dhanë gjithçka po ndihmojnë të parët, për t’u qenë pranë njerëzve që sot kanë më shumë nevojë se kurrë për ndihmë.

Kam një mesazh për këdo që ka mundësi të ndihmojë.

Këtu ka nevojë për ushqime, pajisje, tavolina, karrike, ka shumë fëmijë që po trajtohen vullnetarisht nga psikologë dhe studente të psikologjisë, të cilat i falënderoj.

Shumëkush ka ardhur, kanë kontribuar financiarisht, por ka ende shumë nevojë për ndihmë materiale.

Ka akoma mundësi për të strehuar edhe disa familje të tjera, por ndërkohë mundësitë për të kontribuar me ushqime dhe orendi janë të pakta.

Ne do të bëjmë ç’është e mundur si opozitë për të furnizuar këtë qendër dhe qendra të tjera përmes kontributeve vullnetare, tona dhe të mbështetësve tanë.

I bëj thirrje kujtdo që mund të kontribuojë, të kontribuojë në këtë qendër që ndohet këtu në zonën e “Unazës së Re”. Dua të falënderoj ata që kanë hapur dyert dhe zemrat dhe kanë treguar se shqiptarët në raste të tilla fatkeqësie dinë të jenë një familje e madhe me një zemër shumë të madhe.

Dhe ky është një shembull prekës dhe emocionues i kësaj zemre të madhe të shqiptarëve në vështirësi, për njëri tjetrin.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: