Pas tërmetit të fortë që u ndje fuqishëm edhe në Tiranë, të gjitha ekipet e emergjencës së Bashkisë së Tiranës vijojnë të jenë në terren dhe do vazhdojnë gjatë gjithë natës. Ndërkohë, vijon puna për evidentimin e dëmeve dhe riparimin e tyre.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto pamje, mjetet e rënda dhe grupet e punës të ngritura nga Bashkia e Tiranës po vijojnë me intensitet punën për eliminimin e dëmeve. Të gjithë punonjësit e emergjencave janë në terren për të ndihmuar me evakuime, hapje dyersh/ashensorësh dhe pastrim inertesh!

Ndërkaq, grupet e punës vijojnë punën në të gjithë zonat, jo vetëm në qendër, por edhe në zonat rurale ku po bëhet evidentimi i plotë i çdo dëmi dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
Ndërkaq, të gjithë qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës janë të hapura për të gjithë banorët që kanë nevojë për strehim gjatë natës.
Nëse ke nevojë për ekipet tona njofto menjëherë ☎ 112 ‼

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb