ELBASAN

Në Qarkun e Elbasanit tërmeti i fortë fatmirësisht nuk rezultoi të ketë pasur pasoja në njerëz. Ndërkaq zyra e shtabit të emergjencave civile në këtë Prefekturë rreth dy orë pas rënies së tërmetit nga të dhënat e marrë nga të shtatë bashkitë raportoi se janë identifikuar më pak se dhjetë banesa të cilat kishin pësuar dëmtime te pjesshme.


Banesat e vjetra të një familje në lagjen Kala e Elbasanit dhe dy të tjera në lagjen Partizani dhe Haxhias këtë qytet kanë pësuar dëme të pjesshme.


Ndërkaq një pallat në afërsi të ish Gjykatës së Librazhdit ka pësuar çarje vertikale. Në bashkinë e Librazhdit dëmtime serioze ka pasur në të paktën një banesë në Polis, Orenjë e Lunik. Ndërsa dëme janë evidentuar edhe në disa banesa në bashkinë e Cërrikut.


Ndërkohë në orën 20.00 në Elbasan është paralajmëruar mbledhje urgjente e shtabit të emergjencave civile për marrjen e masave pas situatës së krijuar.

(BalkanWeb)