Tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor nuk ka kursyer as institucionet shtetërore. Dëmtime e shumta janë konstatuar në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e cila ka pësuar dëmtime të mëdha strukturore. Sipas akt konstatimit të  inspektorëve të Insitutit të Ndërtimit,  kjo godinë  është jashtë funksionit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nga drejtuesit e këtij institucioni aktualisht janë marrë të gjitha masat për evaukimin  e punonjësve në godina të tjera, cka garanton mirëfunksionimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit.


Nga DPD është miratuar “Manuali mbi mënyrën e funksionimit të sistemit doganor lidhur me deklarimin, verifikimin, kontrollin dhe çlirimin e mallrave në raste emergjence”. Është kryer transferimi i serverave pranë zyrave të AKSHI-t, si dhe është kryer zhvendosja e sektorëve kyç (VQ dhe SKAO) pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune.

Të gjitha degët doganore kufitare, edhe të brendshme, në çdo moment kanë funksionuar me kapacitete të plota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: