SHBA

Një tjetër tërmet i fuqishëm, këtë herë me magnitudë 7.1 ka goditur të premten në mbrëmje jugun e Californisë, pas asaj të së enjtes që kishte një intensitet 6.4.


Tërmeti është regjistruar 17.6 km nga Ridgecrest, i nëjti lokalitet ku ra tërmeti i të enjtes., në një thellësi vetëm 900 metra.


Forcat zjarrfikëse, rreth 1000, janë mobilizuar për ti dhënë ndihmë personave që mund të kenë nevojë.


Bëhet fjalë deri tani për disa të plagosur. Ky është tërmeti më të fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në këtë Shtet në 20 vitet e fundit.
Institute gjeofizik amerikan, thotë që tërmeti është ndjerë edhe në Meksikë.

(da.xha/BalkanWeb)

Etiketa: