Mijëra qytetarë janë tronditur sot nga lëkundjet e forta të tërmetit që u ndjenë më së shumti në Durrës e Tiranë. Ata kanë dalë në rrugë me nxitim pasi goditja ka qenë tepër e fortë, ashtu si edhe e dyta. E njëjta situatë ka ndodhur edhe në një qendër tregtare në Tiranë. Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” qytetarët shihen teksa vrapojnë për të dalë nga ndërtesa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb