Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa festojnë ditën e Pavarësisë. Mediat botërore raportojnë se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.4 ballë i shkallës Rihter  dhe ka lëkundur shtetin e Kalifornisë së Jugut.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 150 milje nga Los Angeles, ndërsa janë shënuar disa lëkundje të njëpasnjëshme me magnitudë 4.7, 3.5, 3.8 dhe 4.2, duke krijuar panik te qytetarët, pasi dridhjet kanë vijuar për disa sekonda.

Ende nuk ka informacione për dëme materiale apo për persona të lënduar. Tërmeti vjen në një ditë me festimet e 4 Korrikut, Festa e Pavarësisë së SHBA-ve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: